Bekim Zogaj vazhdon të ketë suksese në karrierën e tij të bujshme. Ai është shqiptari i parë, që ka referuar në Superligën e Zvicrës, por më pas ka pasur edhe shumë suksese tjera, shkruan albinfo.ch.
I lindur në Deçan, por i rritur në Zvicër, ku ushtron profesionin e asistentit të gjyqtarit, Bekim Zogaj, do të jetë në fushë në ndeshjen Barcelona – Manchester City për të rinj.
Në ndeshjen që do të luhet të mërkurën për UEFA Youth League ai do të jetë përkrah Sandro Scharer, i cili është gjyqtar kryesor, kurse asistent tjetër është Johannes Vogel.
Në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e ‘vërtetë’ mes dy gjigantëve të futbollit evropian.