20 persona kanë qenë në ndërtesë në kohën e zjarrit, shumica u evakuuan nga zjarrfikësit, por për gjashtë personat e vdekur ndihma erdhi shumë vonë. Sipas policisë 4 persona kanë përfunduar në spital, raportojnë mediat zvicerane.
Investimet preliminare tregojnë se ishte një cigare ajo e cila shkaktoi zjarrin. Mëngjesin e së hënës një fotograf AFP tha se nga jashtë ndërtesa nuk ka pas asnjë dëmtim, por brenda ajo ishte e nxirë nga tymi dhe zjarrin, përcjell albinfo.ch.
Anëtari i Këshillit të qytetit Solothurn, Kurt Fluri i tha faqes së lajmeve online “20 minuta” se është me të vërtet i prekur nga tragjedia.
Ai tha se zjarri doli të ketë qenë shumë i vogël, por problemi kryesor ka qenë tymi, si dhe ka qenë e pamundur të ikësh prej tij. Ai gjithashtu shtoi se është bërë e ditur se disa persona kanë kërcyer nga dritaret.
Sipas gjetjeve fillestare, zjarri filloi në një nga katet e para duke lejuar që tymi të përhapet nëpër ndërtesë.
Ndërtesa fqinje gjithashtu u evakuua në rast sigurie tha policia, duke shtuar se ata banorë ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi para mëngjesit.