Një minibus është djegur pranë lokalitetit Göschenen, në portalin verior të tunelit Gotthard, herët në mëngjesin e së shtunës, transmeton albinfo.ch. Dy personat që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar pa lëndime.
Pas kësaj, tuneli Gotthard është mbyllur përkohësisht. Tani është hapur përsëri, por trafiku është ende i ngadalësuar: kolona është rreth 7 kilometra e gjatë në jug dhe 3 kilometra në veri.
Koha më e gjatë e pritjes në orët e mëngjesit ka arritur deri në tre orë, automjetet qëndroni në kolonë në një gjatësi prej 20 kilometrash.
Incidenti ka ndodhur pak para orës 5 të mëngjesit në portalin verior në Göschenen, sipas policisë së kantonit Uri, transmeton albinfo.ch. Autostrada me drejtimin jugor duhej të mbyllej plotësisht për një orë dhe më pas ishte e hapur vetëm në një korsi për një orë e gjysmë tjetër.
Autostrada A13 nëpërmjet San Bernardino është rekomanduar si një rrugë alternative.
(Foto: Screenshot SRF)