Në vendgjarje kanë shkuar 100 forca të ekipit të zjarrfikësve. Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë. Dëmet materiale arrijnë shumën prej më shumë se 100.000 franga.
Rreth orës 02.00 të mëngjesit, një zjarr shpërtheu në kuzhinëe e një aneksi në objektin të Xhamisë Nuur në Wigoltigen, shkruan “Radio TOP”, përcjell Albinfo.ch.
Një banor vendas kishte raportuar zjarrin në mesnatë tek zjarrfikësit. Brigada lokale e zjarrfikësve Märstetten-Wigoltingen ka marrë mbështetje nga zjarrfikësit ëeinfelden. Gjithsej, rreth 100 forca operative kanë qenë në vendngjarje.
Zjarri u shua shpejt, deklarojnë nga Policia Kantonale e Thurgaut. Sipas hetimeve fillestare, nuk ka persona të lënduar. Shkaku i zjarrit është i paqartë dhe tani është duke u hetuar nga shërbimi përkatës kundër zjarreve. Dëmet materiale arrijnë shifrën prej më shumë se 100.000 franga.