Kalifornia tash e disa ditë është përfshirë nga zjarri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vizituar Kalifornin dhe ka shikuar nga afër dëmet të cilat janë shkaktuar nga zjarri i cili u konsiderua si më vdekjeprurës në historinë e vendit, raportojnë mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas mediave amerikane, 76 persona kanë humbur jetën në veri të Kalifornisë, ndërsa janë raportuar mbi 1 mijë e 200 persona të zhdukur.
“Do të duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, gjithashtu duhet të bashkëpunojmë me ekspertët e mjedisit”, tha presidenti Trump.
Zjarrëfikësit po punojnë ende edhe nëpër zona të tjera të cilat ditëve në vazhdim mund të shfaqin rrezik.