Natën në mes të të hënës dhe të martës ka shpërthyer një zjarr në Spitalin e Universitar të Gjenevës. Gjashtë veta kanë pësuar lëndime, prej të cilëve dy janë në gjendje më të rëndë.
Zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të panjohura, në repartin e psikiatrisë të këtij spitali.
Është dashur të evakuohen 31 pacientë, ndërsa, sipas zjarrfikësve, zjarri është vënë shpejtë nën kontroll.
Gjatë kohës kur zjarri kishte kapluar ndërtesën, reparte të tjera të spitalit kishin vazhduar punën pa probleme.