Sot, në orët e mëngjesit, një autobus me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Bosnjë e Hercegovina drejt Prizrenit, është përfshirë nga zjarri, pak pasi ka kaluar Prishtinën.
Siç bëjnë të ditur për albinfo.ch udhëtarët që ndodheshin aty, nuk ka pësuar asnjëri prej tyre. Por, si pasojë e kësaj avarie, atyre u është dashur të presin në rrugë për rreth dy orë.
Deri më tash nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit në autobus.
Pamjet nga vendi i ngjarjes