Ka filluar seanca gjyqësore për personat të cilët tentuan të vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Maqedonisë.
Vetë Ziadin Sela ka kërkuar 500 mijë euro dëmshpërblim për rrahjen në Kuvend, natën e 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Avokati i tij ka saktësuar se me këtë shumë përfshihen harxhimet për shërimin fizik, lëndimeve shpirtërore, frikësimin e përjetuar dhe dhimbjet, përfshi shkeljen e identitetit të tij personal.