Një i ri shqiptar i moshës 26 vjeçare është vrarë të shtunën mbrëmë në Itali në rajonin e Brescias, njoftojnë mediet italiane. I riu është qëlluar me pushkë gjahu, nga një mekanik 29 vjeçar italian.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Serle të provincës së Brescias, ndërsa mediet bëjnë me dije, se 29-vjeçari, Mirko Franzoni, ka qëlluar me pushkë të riun shqiptar, pasi e ka gjetur duke vjedhur në vilën e tij.
Pronari i banesës është lajmëruar nga fqinjët për lëvizje të dyshimta brenda shtëpisë dhe, pasi e ka pikasur hajdutin, ka qëlluar drejt tij, duke e lënë në vend të vdekurin.
Mësohet se Mirko Franzoni, me profesion mekanik, është ndaluar nga policia, ndërsa identiteti i të riut shqiptar ende nuk dihet.
Policia ka marrë menjëherë në pyetje pronarin e shtëpisë, e cili ka deklaruar se ka shtënë pa dashje në drejtim të shqiptarit dhe se nuk kishte qëllim ta vriste atë.