Në Kahl am Main, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, të shtunën është zhvilluar takim në mes të bizneseve nga Republika e Kosovës dhe atyre nga diaspora në Frankfurt.
Sipas njoftimit përmes rrjetit social “Facebook” nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës rreth 60 biznese pjesmarrëse prezantuan ofertat e tyre të bashkëpunimit.
“Është B2B e dytë me radhë që SHPDK është prezent me përfaqësuesit e saj! I pari ne Gjenevë më 2 dhjetor dhe B2B e dytë me radhë në Frankfurt më 9 dhjetor”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.