Të gjithë po e prisnin shpërthimin nga ylli i Kosovës, Edon Zhegrova. Dhe shpërthimi ka ardhur në ndeshjen kundër Luzernit.
Baseli fitoi 3:2 derisa Zhegrova realizoi një super gol në minutën e 36-të. Zhegrova kaloi dy-tre futbollistë kundërshtarë dhe shënoi për 2:1, shkruan albinfo.ch.
Zhegrova dhe Orges Bunjaku ishin nga fillimi për Baselin dhe luajtën deri në minutën e 87-të. Baseli renditet në vendin e pestë me katër pikë, derisa Luzerni në vendin e tetë me një.
Goli i Zhegrovës është një lajm i mirë edhe për Kosovën që do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore më 8 tetor në Shkup.