Baseli ka mundur Sionin në xhiron e 21-të të Superligën zvicerane me rezultat 1:0.
Në këtë ndeshje, pesë futbollistë shqiptarë ishin nga fillimi. Taulant Xhaka për Baselin, derisa Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Pajtim Kasami dhe Bastien Toma, shkruan albinfo.ch.
Albian Ajeti dhe Edon Zhegrova nuk u aktivizuan fare për vendësit. Zhegrova ka kaluar nga Genk, derisa ende nuk është aktivizuar në skuadrën zvicerane. Gjithsesi ai shpreson që kjo të ndodhë në ndeshjen e ardhshme kundër Xamaxit, që ndodhet në vendin e parafundit në renditje. Xamaxi ka mundur Grashoppersin, duke e fundosur këtë të fundit, derisa kampioni Young Boys vazhdon me fitore, duke mundur Zurichun 2:0.