Kosova ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Madagaskarit me rezultat minimal 1:0. Takimi u zhvillua në afërsi të Parisit në Francë.
Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Edon Zhegrova në minutën e 48-të, kur pas një depërtimi në krahun e djathtë, me një goditje të fuqishme mposht portierin kundërshtar, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte ndeshja e parë për Zhegrovën dhe goli i parë i tij me Kosovën. Gjithashtu debutoi edhe Idriz Voca, i cili hyri në pjesën e dytë.
Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit zviceran, Bernand Challandes, në krye të Kosovës.
Kosova tre ditë më vonë do të ndeshet me Burkina Fason, po ashtu miqësore.