Në Zvicër për çdo vit „zhduket” një numër komunash. Vetëm brenda vitit të fundit numri i komunave të Zvicrës ka rënë nga 2596 në 2551 që dmth janë 45 komuna më pak se një vit më parë.
Te fenomeni i „zhdukjes” së komunave bëhet fjalë kryesisht për fuzionimin e një numri komunash të vogla në një më të madhe ose bashkimin e dy komunave. Numër më i madh i komunave „të zhdukura” është shënuar në kantonin e Glarusit, ku, nga 25 komuna të vogla janë bërë 3 sish, më të mëdha.
Ndërkaq, nga viti 2000 deri më sot në Zvicër janë shuar 348 komuna.