Skip to content

„Zgjohu“ fton diasporën të mobilizohet për zgjedhje

Lëvizja „Zgjohu“ fton diasporën shqiptare në SHBA, Kanada, Evropë dhe Australi që të çohet në këmbë dhe të mobilizohet maksimalisht duke u regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 27 prillit

“Mobilizimi i diasporës në këto zgjedhje duhet ta tejkalon angazhimin e vitit 2001 dhe atë të vitit 2013 për fitoren në Kërçovë. Këto zgjedhje janë të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe Shqiptarët në diasporë do të përfaqësohen në parlamentin e Maqedonisë me 3 deputet sepse këtë rradhë fitorja është e paevitueshme dhe e pashmangshme“, thuhet në një njoftim të Lëvizjes „Zgjohu“.  

„Çdo familje shqiptare, çdo organizatë joqeveritare dhe çdo segment i shoqërisë tonë duhet të kyçet në procesin e regjistrimit për votim të çdo shqiptari në SHBA, Kanada, Evropë dhe Australi deri më 30 mars të këtij viti. Diaspora shqiptare është investuesi më i madh në vendlindje si dhe paraqet shtyllën e stabilitetit makroekonomik të vendit, andaj dhe sot ka ardhë koha që ky kontribut i madh i diasporës për Maqedoninë të kurorëzohet me 3 deputet në parlamentin e Maqedonisë”, thekson Lëvizja „ZGJOHU“