Bëri bujë në mediat zvicerane kur zgjedhi të luajë për Shqipërinë. Megjithatë, i ka dalë një pengesë e papritur.
Fjala është për mesfushorin Nedim Bajrami, i cili ishte i grumbulluar nga Shqipëria për ndeshjet e muajit mars, shkruan albinfo.ch.
Por, ai nuk luajti asnjë minutë dhe sipas mediave shqiptare, kjo sepse FIFA ia ka ndaluar. Ai kishte luajtur për Zvicrën U-21. E gjitha lidhet me faktin se 22-vjeçari, ka luajtur në katër ndeshje me Zvicrën e U-21.
Sipas rregullores, në rast se një lojtar pasi mbush 21 vjeç, luan me një kombëtare një ose më shumë ndeshje, qoftë ajo edhe e 21-vjeçarëve, atëherë nuk mund të ndryshojë kombëtaren dhe të luajë me një tjetër.
Tashmë Bajrami mund të luajë vetëm për Zvicrën. Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.