Ka nisur grumbullimi i Shqipërisë U-21 të udhëhequr nga Alban Bushi me një sërë mungesash dhe emrash të rinj, për shkak të kalimit të moshës, apo edhe për arsye të grumbullimit me ekipin Kombëtarë A.
Emri më i ri dhe më i lakuar i këtij grumbullimi është ai i Lindon Selahit, 19-vjecarit me origjinë nga Kumanova e Maqedonia.
Lojtari i Standart Liezhit, nënkampiones së Belgjikës tregon zgjedhjen e tij që siç e thekson e ka bërë me zemër.
“Kam patur mundësi të luaj me Maqedoninë, Belgjikën, Kosovën dhe Turqinë. Por. zgjodha me zemër”, u shpreh Selahaj, shkruan “TCH”.
Ai ka edhe një shembull tek kombëtarja kuqezi. “Më pëlqen shumë Taulant Xhaka”, tregon futbollisti.