Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një numër i madh studentësh kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, duke kundërshtuar rritjen e taksave. Ata po ashtu kërkojnë përmirësimin e kushteve të arsimimit në universitete.
Studentët mbanin në duar pankarta, ku shkruajnë: ‘Mos na rrëno të ardhmen tonë!’ ‘Boll i zhvatët studentët’, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të anulohet pikën 4 e vendimit, sipas së cilës studentët duhet paguar tarifa 6700 lekë për çdo kredit të mbartur.
Protestat e studetëve përveç Tiranës, janë mbajtur edhe në qytetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit. E presidenti Ilir Meta ka thënë se po i ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit, shkruan albinfo.ch
Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që i shqetësojnë studentët.