Skip to content

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Pas dështimit të negociatave për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit, kryeministri Nikola Gruevski kërkoi të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 13 tetor në Maqedoni

Mosmarrëveshjet ndërmjet partive më të mëdha politike e kanë krijuar infrastrukturën që Maqedonia të shkoj drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Deri të “ngërçi” politik ka ardhur pasi që dy partitë më të mëdha politike VMRO DPMNE dhe LSDM nuk arritën të krijojnë një raport për ngjarjet e 24 dhjetorit.

Më 24 dhjetor të viti të kaluar në kohën kur Kuvendi i Maqedonisë po debatonte për buxhetin e vitit 2013, ligjvënësit opozitarë dhe mediet u nxorën dhunshëm nga salla e Kuvendit, duke çuar në tensionim të situatës politike. Kjo ngjarje indinjoi masën duke çuar në demonstrata.

Opozita kundërshtoi miratimin e buxhetit, duke e konsideruar gabim fatal që të investohet në projektin “Shkupi 2014” e mos të investohet në punësim dhe integrim.  

Për të vlerësuar situatën që çoi në largimin e ligjvënësve nga Kuvendi, u formua një komision “ad hock”, i cili nuk arriti të nxjerr konkludime se pse opozita dhe mediet u nxorën nga Kuvendi, në kohën kur mazhoranca miratoi buxhetin e vitit 2013.

Lidhur me këtë gjendje reagoi edhe Bashkimi Evropian, i cili po ashtu kërkoi që të gjendet një zgjidhje politike dhe nje konkludim përfundimtar për 24 dhjetorin.

Mirëpo pas dështimit të negociatave dhe mungesës së zgjidhjes për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski doli me propozimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 13 tetor.

Këto zgjedhje sipas tij, do të duhej të mbaheshin para 16 tetorit, kur duhet të publikohet raporti i KE-së për Maqedoninë dhe përmes së cilit vendi do të ballafaqohet me mundësinë e marrjes së rekomandimit si vend kandidat për anëtarësim në BE. 

Gruevski ka thënë se deri të hënën ose duhet të miratohet raporti për 24 dhjetorin, ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe të hënën të shpërndahet Parlamenti, raporton INA.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) si parti më e madhe opozitare pritet të shprehë qëndrimin lidhur me propozimin e Gruevskit. Kjo parti dje para fjalimit të Gruevskit për zgjedhjet, theksoi se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve siç i quajti kriminale, pa ndryshuar Kodin zgjedhor dhe pa pastruar listat  e votuesve.

Një qëndrim të qartë pritet të shprehin edhe partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH.

Partia shqiptare në pushtet BDI pritet të deklarojë qëndrimin e saj në një konferencë me mediat, dhe se jozyrtarisht mësohet se ajo është kundër propozimit për zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, një qëndrim politik pritet të vjen edhe nga partia më e madhe opozitare shqiptare PDSH