Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është infektuar me koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Ai tha se nga momenti që është testuar për COVID-19, është futur në izolim.
Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia.
Nga 13 marsi deri më 4 gusht janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar.