Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Me pozitën e mirë gjeografike bën që t’i ketë vendet ndër më të bukurat në botë. Hijeshinë ia shtuan edhe festat e fundvitit. Fishekzjarret ishin ato që i dhanë pamje mahnitëse në prag të ndrrimit të moteve, shkruan albinfo.ch.
Realisht këto fshatra shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut.
Këtë sezon, fshati Zermatt ka qenë relativisht i heshtur dhe nuk ka pasur numër të madh të turistëve. /Albinfo.ch

