Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Zvicra, me pozitën e mirë gjeografike, bën që t’i ketë vendet ndër më të bukurat në botë, transmeton albinfo.ch.
Zermatt të habitë me pamjen e saj pranë një natyre magjepse, karshi shtëpiave që i japin një pamje magjike. Grupe të mëdha njerëzish që duan të zhyten brenda disa orësh në hijeshitë e këtij fshati rrëzë malit Matterhorn-it emblematik janë të mëdha, ani pse jemi në kohë pandemie.
Realisht fshati Zermatt shpalos dhe dëshmon se Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut.



