Në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Kombëtar organizon panelin “Zërat e Diasporës – Krijimtaria, identiteti dhe fryma shqiptare në artin bashkëkohor”, i cili do të mbahet nga ora 17:00 deri në 18:15, shkruan albinfo.ch.
Paneli, nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, do të fokusohet në rolin e artistëve shqiptarë në diasporë si bartës dhe promovues të identitetit kulturor në një kontekst global, duke trajtuar ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare të artit.
Në këtë diskutim do të marrin pjesë:
• Aulon Naçi (Drejtor i Përgjithshëm i TKOBAP)
• Gëzim Myshketa (bariton)
• Salvatore Frega (kompozitor)
• Anbeta Toromani (balerinë)
• Marigona Qerkezi (soprano)
Aktiviteti do të përmbyllet me një përshëndetje artistike nga pjesëmarrësit, duke i dhënë takimit një dimension të veçantë kulturor dhe emocional./Albinfo.ch