Vazhdon edicioni fantastik në kampionatin holandez për Arbër Zenelin, i cili ka qenë protagonisti kryesor i barazimit 2:2 të Hereenvenit në fushën e Feyenoordit. Sulmuesi kosovar ka dhuruar fillimisht një asistim e më pas ka realizuar golin e tij të gjashtë në këtë edicion në Eredivisie, në 11 ndeshje të luajtura, shkruan albinfo.ch.
Ai u bë protagonist në këtë ndeshje që në minutën e pestë, kur dha asistin për golin e epërsisë.
Kryesuesit e kampionatit holandez përmbysën gjithçka me Jorgensen dhe Karsdorp, por Zeneli barazoi shifrat me një goditje spektakolare nga distanca në minutën e 60-të të ndeshjes.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes, duke mbajtur Hereenven në vendin e katërt në kampionat, në zonën e Ligës së Evropës.
http://www.dailymotion.com/video/x4zu1cd_all-goals-hd-feyenoord-2-2-heerenveen-30-10-2016_sport