Kampionati holandez ka filluar sot me ndeshjen ndërmjet Zwolles dhe Heerenvenit, shkruan albinfo.ch.
Mysafirët fituan 3:2, duke iu falënderuar edhe anësorit nga Kosova, Arbër Zeneli. Ai shënoi një gol dhe një asistim për skuadrën e tij në 66 minuta sa luajti në këtë ndeshje.
Zwolle shënoi fillimisht për 1:0, por Heerenven iu kundërpërgjigj me tre gola në pjesën e parë. Zeneli asistoi te Thorsby, derisa në minutën e 43-të shënoi për 3:1.
Zeneli bukur depërtoi nga ana e djathtë, dhe shënoi një gol mjaft të bukur, që ishte i parë në këtë sezon.
Arbër Zeneli është një nga futbollistët më të mirë të Heerenvenit.
https://www.dailymotion.com/video/x6rt648