Policia në zonat malore është gjithnjë e më e frustruar nga shoferët që shkojnë në shpatet ende me gomat e tyre verore.
Gjatë fundjavës disa makina në Staffelegg në kantonin Aargau u bllokuan në rrugë. Për t’i çliruar ata duhej të dërgoheshin mjete dhe grila shtesë.
Makinat e papajisura më pas bllokuan makina të tjera që ishin të përgatitura mirë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Shefi i policisë lokale, Werner Bertschi, thotë se nuk është një justifikim që ka qenë ngrohtë për kaq gjatë këtë vit. Ai thotë se është normale që bora të vijë në nëntor.