Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, të martën ka vizituar Aeroportin e Prishtinës.
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve tanë, të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit, shkruan Zemaj në Facebook.
“Është shumë e domosdoshme që të respektohen masat anti Covid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga ana e bashkatdhetarëve, edhe nga ana e personelit të aeroportit”, shton tutje ministri Zemaj.
Ai u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve. “Andaj, duke u dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, u bëj thirrje të respektojnë masat anti Covid, ndërsa festat e fundvitit t’i shënojnë në familje. Ruani shëndetin Tuaj, të familjes dhe shëndetin publik, ashtu e ruajmë edhe Republikën e Kosovës!”.