Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nderuar kryeministrin Edi Rama me urdhrin e princit “Jaroslav i Urti”, përcjell albinfo.ch.
Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën, të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi t’ia dorëzojë kreut të Qeverisë vetë personalisht në këtë samit.
Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.
Dekreti i presidentit të Ukrainës, nr. 860/2023:
Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës
Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:
Të jepet urdhri i princit “Jaroslav i Urti”, shkalla e parë.