Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rimarrja e pjesëve të territorit ukrainas duhet të arrihet me mjete diplomatike dhe jo me forcë ushtarake.
Ai ka deklaruar se është e vështirë të rimarrë me forcë disa nga pjesët e pushtuara ruse të vendit të tij, duke përfshirë gadishullin e Krimesë që Rusia aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
“Ushtrisë sonë i mungon forca për ta bërë këtë. Kjo është e vërtetë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje diplomatike”, citohet të ketë thënë Zelensky për Kyodo News.
Sipas tij, hapa të tillë mund të konsiderohen “vetëm kur e dimë se jemi mjaft të fortë” për të parandaluar Rusinë të nisë një agresion të ri kundër Ukrainës, transmeton albinfo.ch.
Zelensky i ka bërë thirrje administratës në largim të Joe Biden që të ndihmojë në bindjen e anëtarëve të NATO-s që të ftojnë Ukrainën për t’u bashkuar me aleancën, teksa u shpreh se konflikti ka hyrë në një “periudhë të ndërlikuar”.