Ky është Derek MekLenan, nga Skocia, i cili gjeti monedha floriri, argjendi dhe objekte fetare në një fushë të Gallouejit, 5 vjet më parë.
Përmes një pajisje që dikton praninë e metaleve, ky person ka zbuluar një thesar me vlerën mbi 2.2 milionë euro.
Arkeologët e cilësiuan si një nga zbulimet më të mira të artefakteve vikinge.
Në Skoci, ligji është që personi që i gjeti mund ta ndajë shpërblimin me të zotin e tokës për thesarin.
Toka ishte në pronësi të kishës, e cila në vend që të kërkojë një pjesë, ka vendosur ta hedhë në gjyq për shkak se i ka kryer kërkimet pa lejen e kishës, përcjell albinfo.ch.



