Policia e Italisë ka arritur të zbulojë një organizatë kriminale italiano-shqiptare për trafikim të marihuanës, duke arrestuar 11 anëtarë të saj.
Sipas policisë italiane, kjo organizatë ka arritur që në muajt e fundit të trafikojë drejt Italisë më shumë se 3500 kilogramë marihuanë.
Policia italiane ka identifikuar drejtuesit kryesorë të organizatës, që janë italianët: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj, shkruan “Top-Channel”, përcjell albinfo.ch.
Organizata kriminale, sipas policisë italiane, ka kryer edhe trafikim të armëve të rënda. Qyteti i Katanias thuhet se ka qenë i sunduar nga kjo organizatë.
Sasia e drogës që kjo organizatë ka mundur të dërgojë nga Shqipëria në Itali e kalon vlerën e 20 milionë eurove.