Greqia i është shtuar listës së vendeve ku është zbuluar nënvarianti i ri Omicron 2, i cili tashmë është përhapur gjerësisht në Danimarkë dhe vende të tjera evropiane, por ende nuk dihet nëse ai sillet ndryshe nga mutacioni primar Omicron.
Dy rastet e para të tij janë një çift udhëtarësh nga Egjipti që mbërritën në aeroportin “Eleftherios Venizelos” më 13 janar.
Pasi u identifikuan si pozitivë, analiza gjenomike e mostrave të tyre rezultoi me nënvariantin e ri dhe ata kanë kryer karantinën prej shtatë ditësh sipas protokollit, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Omicron 2 është shkaku që orët e fundit hapi një cikël të ri shqetësimi në komunitetin shkencor brenda dhe jashtë Europës. Në Norvegji, vlerësimet fillestare e konsiderojnë atë edhe më ngjitëse se virusi original dhe në Danimarkë, gjysma e të gjitha rasteve të reja janë konstatuar me këtë nënvariant.