Lumi i Shkumbinit po preferohet gjithnjë e më shumë nga të apasionuarit pas sportit të rafting në Shqipëri.
Lumi me gjatësi rreth 180 km, ofron mundësi të mira veçanërisht në këtë stinë ku niveli i ujit është i kënaqshëm dhe rryma e favorshme.
Në një video të publikuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shfaqen disa të rinj që ushtrojnë këtë sport në lumin Shkumbin.
“Në një ditë me plot diell dhe me djemtë e ekipeve të rafting që tashmë e vendosën edhe Shkumbinin në hartën e Rafting Albania”, shprehet Balla.
Lumi Shkëmbin, buron në malin e Valamares dhe duke rrjedh nëpër një luginë të ngushtë e reliev të thyer derdhet në detin Adriatik. Shkumbini merr vlera të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Rafting nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon në pranë qytetit të Librazhdit.
Përveq këtij lumi Albania Rafting Group organizon ture për sportin e rafting edhe në Kanionet e Osumit që janë afër qytetit të Beratit si dhe në Skrapar që janë vende të mrekullueshme për tu vizituar.