55-vjeçari shqiptar, Osman Shaptafaj, e ka vrarë vajzën e tij dhe dhëndrin, pasi nuk po mund ta pranonte largimin e saj.
Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe, po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Mediat australiane shkruajnë se Shaptafaj kishte një marrëdhënie të tensionuar me familjen e tij.
Lindita Musai ishte përpjekur ta fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ëndrra e saj u pre në mes, pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri.
‘Daily Mail Australia’ shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që Lindita Musai kishte duruar një ‘torturë’ nga babai.