Dhjetë tonë lëndë narkotike janë gjendur në një magazinë në fshatin Pagri të Përmetit, raporton albinfo.ch.
Kjo është sasia më e madhe e gjetur deri më tani. Lënda ishte gati për trafikim. Droga ishte paketuar dhe e ndarë në rreth 200 thasë.
Mësohet se kjo magazinë është kontrolluar rreth një muaj më parë dhe ka rezultuar bosh, çka do të thotë se droga është zhvendosur në këtë ambient kohët e fundit.
Lufta kundër trafikimit të drogës në Shqipëri po zhvillohet shumë kohët e fundit dhe ky aksion po dëshmon për luftën që po bëhet kundër kësaj dukurie.