Koalicioni shqiptar VLEN në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, do të përfaqësohet me 6 ministra – dy prej tyre edhe zëvendëskryeministra. Kështu, Izet Mexhiti pritet të jetë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kurse Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Izet Mexhiti;
Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari;
Ministër i Ekonomisë dhe Punës – Besar Durmishi;
Ministër i Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë – Fatmir Limani;
Ministër i Integrimit – Admirim Haliti;
Ministër pa resor për Qeverisje të Mirë – Bujare Abazi.