Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka se do të vazhdojnë kontaktet ndërmjet palëve dhe puna e grupeve punuese për zbatim, njofton Rel. “Është e qartë se puna e grupeve punuese për zbatim do të vazhdojë, sepse zbatimi ka rëndësi kruciale për të gjithë”, ka thënë ajo. Në mesin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet palës kosovare e asaj serbe, ndër të tjera, hyn ajo për njohjen e diplomave universitare, regjistrin kadastral, lirinë e lëvizjes, menaxhimin e integruar të kufirit dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.
Pa precizuar temat e ardhshme që do të vihen në tryezën e diskutimit, Kocijançiq bën të ditur se do të flitet sërish për çështjen e energjisë dhe të telekomunikacionit, meqë për këto dy çështje, edhe pse ishte diskutuar në raundet paraprake, nuk është arritur pajtim ndërmjet palëve.