Zaskoku është një fshat i komunës së Ferizajt.
Me të hyrë në këtë fshat, shihen shumë shtëpi të bukura, të ndërtuara kryesisht nga mërgimtarët. Zaskoku numëron afër 300 banorë dhe shumica e tyre jetojnë jashtë vendit, në shtete si Zvicra, Gjermania, Austria etj.
Dashuria për atdheun ka bërë që disa mërgimtarë të investojnë në këtë fshat, duke e rregulluar atë për banorët që jetojnë aty dhe për veten e tyre, pasi këtu i kalojnë pushimet verore dhe dimërore.
Ata që po e shijojnë më së shumti janë vetë banorët e këtij fshati, që sipas tyre, një investim modest nga mërgimtarët, ka qenë i paarritshëm për ta. /Albinfo.ch



