Janë arrestauar të dielën në Shkup disa persona pas uzurpimit të dhunshëm të Parlamentit të Maqedonisë. Mediat në Shkup thonë se janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një funksionar i Shërbimit Informativ të Maqedonisë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikoi edhe listën e 15 personave të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si organizatorë dhe sulmues brenda parlamentit të vendit. Gjatë uzurpimit të Parlamentit të Maqedonisë u lënduan 109 persona, ndër ta edhe tre deputetë, përcjell albinfo.ch.
Kreu i opozitës, Zoran Zaev, ndërkohë ka bërë të ditur se nuk do të zbrapset në krijimin e qeverisë së re. «Qeveria e re do të krijohet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën”, ka thënë për mediat të dielën kreu socialdemokrat. Ai e cilësoi të ligjshme edhe zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.