Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev , ka thënë se referendumi i 30 shtatorit do të përcaktojë të ardhmen euro-atlantike të vendit të tij.
Në një fjalim që ka mbajtur në Parlamentin Evropian ai ka folur se në vendin e tij ende ka persona që janë kundër që vendi të anëtarësohet në NATO e BE duke u shprehur i sigurt se do ta kalojnë edhe këtë sfidë.
“Nuk do të dorëzohemi tani. Besojmë se jemi vetvetja dhe besojmë shumë në të ardhme më të mirë, si vend anëtar i bashkësisë ndërkombëtare dhe këtij Bashkimi Evropian të respektueshëm”, ka thënë kreu i qeverisë maqedonase.