Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe me marrëveshje për kontakte më intensive mes Qeverisë, shoqërisë dhe diasporës nga Republika e Maqedonisë, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Përfaqësuesit në takim kanë theksuar përkrahjen për politikat qeveritare rreth anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE.
“Patriot i vërtetë është ai që do të sigurojë të ardhmen e shtetit. Kjo është në dobi të fëmijëve tanë, për brezat e tanishëm dhe për përmbushjen e aspiratave shekullore të paraardhësve tanë atë të konfirmimin të identitetit të qytetarëve Maqedonas, të gjuhën maqedonase dhe vendosjen e Maqedonisë si shtet, njëherë e përgjithmonë, në familjen e shteteve botërore – tha Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë.