Kampionët e Zvicrës, Young Boys ka shënuar fitore të thellë ndaj Baselit, duke e mundur me rezultat të thellë 7:1, shkruan albinfo.ch.
Kampionët vazhdojnë me rekord 100 %, ku nga shtatë ndeshje ka shtatë fitore, derisa Baseli pas shtatë xhirosh ndodhet në vendin e shtatë me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.
Ish-kampionët e Zvicrës janë në krizë të thellë, dhe nuk po arrijnë të këndellen.
Albian Ajeti ishte titullar për Baselin, dhe u ndërrua në minutën e 86-të, gjithashtu duke u ndëshkuar me karton të verdhë.
Për Young Boysin shënuan Fassnacht (33’), Sulejmani (42’), Camara (52’), Hoarau (60’), Aebischer (70’), Bertone (80’) e Assale (89’) dhe për Baselin shënoi van Wolfswinkel (75’).
Ndërkohë, Benjamin Kololli asistoi për Odey, i cili realizoi golin e vetëm për Zurichun ndaj Luzernit, derisa St. Gallen dhe Lugano kanë barazuar 2:2.
https://www.youtube.com/watch?v=CEAjYLeQ55M