Young Boys është sërish kampion i Zvicrës. Skuadra berneze u shpall kampion, pasi edicionin e kaluar u shpall Zurich, pas katër trofeve radhazi nga YB, shkruan albinfo.ch.
Fitorja e fundit 5:1 ndaj Lucernit, bëri që të festojnë pesë xhiro pa përfunduar Superliga zvicerane, pasi kanë 18 pikë më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga Lugano me 46 pikë.
Pjesë e rëndësishme të Young Boys këtë edicion, kanë qenë edhe dy futbollistë shqiptarë: Donat Rrudhani që luan për Kosovën dhe Kastriot Imeri që luan për Zvicrën.
Rrudhani 24-vjeçar dhe Imeri si 22-vjeçar shihen si lojtarë me të ardhme të ndritur.
