Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi, e cila së fundmi ishte edhe aktorja kryesore në filmin “Zgjoi”, ka arritur një sukses ndërkombëtar duke u shpallur si aktorja më e mirë në “Festival de Cine” në Spanjë.
“Fituesja e çmimit për aktoren më të mirë Yllka Gashi për ‘Hive’.
“Është një nder dhe një gëzim pas dhjetë vjetësh duke punuar në një film, historia e të cilit mund t’i transmetohet kujtdo që po përpiqet të gjejë mjete për të kapërcyer vuajtjet e tyre” # 66Seminci”, ka shkruar regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli, transmeton Albinfo.ch.