‘Calciomercato’ raporton se braziliani që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, mund të jetë një nga transferimet e para të Juventus kur të hapet afati kalimtar veror.
‘Bianconerët’ e shohin 25-vjeçarin si lojtarin ideal për të rritur konkurrencën e Alex Sandros në krahun e majtë.
Emerson është një lojtar i njohur për Maurizio Sarrin, i cili ka punuar me të sa drejtonte Chelsean.
25-vjeçari brazilian ka regjistuar 18 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat.