Dega e LDK-së në Austri dhe tri nëndegë të saj kanë përfunduar zgjedhjet e Kuvendit të 10-të zgjedhor, shkruan albinfo.at.
Më praninë e anëtarëve të kësaj dege është votuar për kryesinë e re, ku me votë demokratike për kryetar u zgjodh Yll Blakaj, nënkryetar Shkumbin Brestovci, Mehdi Rushi dhe Ilir Haziri.
Pos kësaj dege, zgjedhjet përfunduan edhe në nëndegën e Vjenës, ku në krye të saj për të udhëhequr u vendos Arlind Berisha.
Në nëndegën e Austrisë së Ulët u zgjodh kryetar Ilir Haziri, ndërsa në Austrinë e Epërme, Mehdi Prushi.
Mërgata në vazhdimësi po tregon vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar në vlerat dhe parimet e LDK-së.



