Super ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës do të zhvillohet sonte nga ora 20:00. Pesë herë kampionët e botës janë favoritë për këtë ndeshje, por Nati nuk dorëzohet dhe kërkon të fillojë me fitore këtë Botëror, shkruan albinfo.ch.
Brazili ka fituar më së shumti Kupën e Botës, derisa është e vetmja Kombëtare që ka marrë pjesë në çdo Kampionat Botëror.
Sipas faqes zyrtare të FIFA-s, për Zvicrën nga fillimi do të jenë katër futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
Ndeshja e parë sot do të jetë ndërmjet Kosta Rikës dhe Serbisë nga ora 14:00, gjithashtu në kuadër të Grupit E, kurse Gjermania përballet me Meksikën nga ora 17:00.
Formacionet e mundshme
Brazili: Alisson; Danilo, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Casemiro, Paulinho, Philippe Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar.
Zvicra: Sommer; Lichtsteiner, Schaer, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Xhemaili, Zuber; Seferoviq.