Kosova ka në radhët e veta shumë sportistë të zot, sidomos në xhudo, si: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Nora Gjakova e shumë të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Falë këtij sporti vendi ynë është bërë top temë në mediat botërore.
Në postimin e tij trajneri Toni Kuka e quajti këtë si motivim i së hënës.
“Kosova prapë në Top Mediat Botërore! Lajme pozitive do të ketë shumë e më shumë nga të rinjtë tanë që po tregojnë vlerat e virtytet tona si popull?????”.
Xhudistët tanë janë në rrugë të mbarë për të siguruar normën olimpike për “Tokyo 2020”.
Së fundmi, në Budapest Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën medaljet e argjendta.
Ndërkaq Akil Gjakova arriti të marrë të artën.
