Xhudistja kosovare, e cila jeton në Zvicër, por po garon për Kosovën në garat Grand- Prix të Tbilisit, Loriana Kuka, ka fituar vendin e parë dhe po kthehet e artë në Kosovë.
Kuka në finale ka mposhtur Kaliema Anatomarchi nga Kuba.
Medalja e Kukës është e dyta e artë për Kosovën në Tbilisi.
Dje me të artën triumfoi Nora Gjakova.