Xhudistja kosovare nga Zvicra, Loriana Kuka, ka fituar medalje të bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, përcjell albinfo.ch.
Nga Komiteti Olimpik i Kosovës kanë njoftuar se Kuka mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë -57 kg.
Me këtë fitore, Kosovës i sigurohet medalja e tretë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Në këto gara, Majlinda Kelmendi ka fituar medalje të artë, kurse Nora Gjakova të argjendtë.